Politikë

Presidenti turk Erdoğan takohet me homologun e tij azerbajxhanas, shpreh kënaqësinë për procesin e paqes me Armeninë

Recep Tayyip Erdoğan shprehu kënaqësinë për përparimin në procesin e paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, duket theksuar se Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces

Muhammed Yasin Güngör, Mümin Altaş  | 01.09.2025 - Përdıtësım : 01.09.2025
Presidenti turk Erdoğan takohet me homologun e tij azerbajxhanas, shpreh kënaqësinë për procesin e paqes me Armeninë

Istanbul

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u takua të hënën me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, duke shprehur kënaqësinë për përparimin në procesin e paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, raporton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Kryesia e Komunikimeve pranë Presidencës Turke të publikuar në platformën turke të mediave sociale NSosyal, udhëheqësit diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, së bashku me çështjet rajonale dhe globale gjatë samitit të 25-të të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Tianjin të Kinës.

Erdoğan shprehu kënaqësinë për përparimin në procesin e paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, duket theksuar se Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces.

Ai theksoi është e rëndësishme që Turqia dhe Azerbajxhani të koordinojnë iniciativave të tyre të zhvillimit rajonal në periudhën e ardhshme.

Ai tha se të dy vendet do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për të zhvilluar bashkëpunimin në shumë fusha, veçanërisht në energji dhe transport.

Në takim morën pjesë edhe kryediplomatir turk Hakan Fidan dhe dhe ai azerbajxhanas, Jeyhun Bayramov.

Erdoğan mbërriti në Kinë të dielën dhe zhvilloi takime dypalëshe me homologun e tij kinez Xi Jinping dhe kryeministrin e Pakistanit Shehbaz Sharif.

Samiti i 25-të i SCO-së u hap të hënën me fjalimin hapës të Presidentit Xi.

SCO u shndërrua nga mekanizmi "Pesëshja e Shangait" që përfshinte Kinën, Rusinë, Kazakistanin, Kirgistanin dhe Taxhikistanin përpara se Uzbekistani t'i bashkohej si anëtari i gjashtë. Sot, ajo përfshin 10 shtete anëtare, dy vëzhgues dhe 14 partnerë dialogu në të gjithë Azinë, Evropën dhe Afrikën.

Organizata mbulon afërsisht 24 për qind të sipërfaqes tokësore globale dhe 42 për qind të popullsisë së botës, me shtetet anëtare që përbëjnë afërsisht një të katërtën e PBB-së globale dhe tregtinë që është rritur gati 100-fish në dy dekada.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.