Politikë

Presidenti turk Erdoğan dënon sulmin ndaj një kishe në Damask të Sirisë

- "Dënoj sulmin e neveritshëm terrorist në Kishën Mar Elias në Damask, kryeqytetin e Sirisë", shkroi presidenti turk në rrjetet sociale

Fatma Sevinç Çetin  | 23.06.2025 - Përdıtësım : 23.06.2025
Presidenti turk Erdoğan dënon sulmin ndaj një kishe në Damask të Sirisë

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dënoi sulmin terrorist që e konsideroi të neveritshëm në Kishën Mar Elias të kryeqytetit sirian, Damask, transmeton Anadolu.

"Dënoj sulmin e neveritshëm terrorist në Kishën Mar Elias në Damask, kryeqytetin e Sirisë. Shpreh ngushëllimet e mia familjeve dhe të dashurve të atyre që humbën jetën në sulm, qeverisë dhe popullit sirian, dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve", shkroi presidenti turk në rrjetet sociale.

Presidenti turk u shpreh se qëndrojnë përkrah popullit dhe qeverisë siriane kundër këtij akt të neveritshëm terrorist që synon paqen dhe sigurinë e Sirisë, paqen e brendshme dhe kulturën e të jetuarit së bashku, si dhe stabilitetin e rajonit.

"Kurrë nuk do të lejojmë që vendi fqinj dhe vëllazëror i yni Siria, e cila e sheh të ardhmen e saj me shpresë për herë të parë pas viteve të shtypjes dhe konfliktit, të tërhiqet në një mjedis të ri paqëndrueshmërie nga duart e organizatave terroriste nënkontraktore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim luftën e qeverisë siriane kundër terrorizmit", shtoi presidenti Erdoğan.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.