Politikë

Presidenti francez dhe Zonja e Parë padisin podkasteren amerikane të krahut të djathtë

- Padia përqendrohet në pretendimet e podkasteres Candace Owens se Zonja e Parë e Francës ka lindur burrë dhe është transferuar në grua nën një identitet të vjedhur

Michael Gabriel Hernandez  | 23.07.2025 - Përdıtësım : 23.07.2025
Presidenti francez dhe Zonja e Parë padisin podkasteren amerikane të krahut të djathtë

Washington DC

WASHINGTON (AA) - Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, kanë ngritur padi kundër një podkastere amerikane të krahut të djathtë, duke e akuzuar për shpifje, transmeton Anadolu.

Padia e ngritur në gjykatë në shtetin Delaware, përqendrohet në pretendimet e podkasteres Candace Owens se Zonja e Parë e Francës ka lindur burrë dhe është transferuar në grua nën një identitet të vjedhur, si dhe për akuzat se çifti Macron janë të afërm dhe po kryejnë incest dhe se Macron është zgjedhur për t’u bërë president i Francës nga agjencia amerikane e spiunazhit CIA.

Ankesa prej 219 faqesh kërkon një gjykim nga një juri për 22 pika lidhur me pretendimet e bëra në emisionin e Owens, sipas padisë, duke përfshirë një seri me tetë pjesë që përmbante një numër akuzash për çiftin Macron, si dhe për refuzimet e tre kërkesave për tërheqje të deklaratave që janë dërguar që nga dhjetori i kaluar.

“Owens injoroi çdo dëshmi të besueshme që e mohonte pretendimin e saj, duke i dhënë platformë teoricienëve të njohur të komplotit dhe shpifësve të provuar. Dhe në vend që të angazhohej me përpjekjet e Presidentit dhe Zonjës Macron për të sqaruar të vërtetën, Owens i talli dhe i përdori si material shtesë për bazën e saj të çmendur të fansave”, thuhet në padinë e depozituar nga avokatët që përfaqësojnë çiftin Macron.

“Owens publikoi serinë dhe postimet përkatëse në X me pakujdesi të plotë ndaj së vërtetës. Ajo u përball disa herë me dëshmi të besueshme dhe të verifikueshme që e mohonin pretendimin e saj, duke përfshirë dokumentacion, regjistra publike dhe kontakt të drejtpërdrejtë nga çifti Macron. Në vend që të korrigjonte informacionin, ajo u thellua më shumë në pretendimet e saj”, theksohet më tej në padi.

Padia i emëron si të pandehur Owens, kompaninë e saj Candace Owens LLC dhe operatorin e faqes së internetit GeorgeTom Inc.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.