Politikë

Pika kufitare Röszke-Horgos në kufirin Hungari-Serbi rihapet përsëri

Ministri i Brendshëm i Hungarisë, Sandor Pinter dhe ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç në një konferencë për shtyp sot kanë njoftuar rihapjen pikës kufitare Röszke-Horgosh e cila ishte mbyllur më 17 shtator për një afat 30 ditor.

Mehmet Yılmaz  | 20.09.2015 - Përdıtësım : 20.09.2015
Pika kufitare Röszke-Horgos në kufirin Hungari-Serbi rihapet përsëri

Budapest

BUDAPEST (AA) - Pika kufitare Röszke-Horgos në kufirin Hungari-Serbi e cila ishte mbyllur më 17 shtator për shkak të fluksit të refugjatëve është rihapur përsëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm i Hungarisë, Sandor Pinter dhe ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç në një konferencë për shtyp sot kanë njoftuar rihapjen pikës kufitare Röszke-Horgos e cila ishte mbyllur më 17 shtator për një afat 30 ditor.

Ministri hungarez Pinter tha se: "Kriza e refugjatëve ka shkaktuar gjendje të jashtëzakonshme si në Hungari ashtu edhe në Serbi. Do të përpiqemi ta zgjidhim së bashku këtë situatë".

Ndërsa ministri serb Stefanoviç duke vënë në dukje se kriza e refugjatëve është në vazhdim, tha se me homologun e tij hungarez kanë nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për kufijtë ndërkombëtarë dhe ekonominë e dy vendeve.

Autoritetet hungareze patën njoftuar më 17 shtator mbylljen për 30 ditë të pikës kufitare Röszke-Horgos si pasojë e fluksit të refugjatëve, si dhe patën njoftuar se nga kjo pikë kufitare nuk do të lejohej kalimi i udhëtarëve, automjeteve dhe mjeteve të transportit.

- Vazhdon ende fluksi i refugjatëve në Hungari-

Në një deklaratë të bërë nga Drejtoria e Policisë hungareze theksohet se këtë vit në vend kanë hyrë 217 mijë e 382 persona, ku 201 mijë e 355 persona kanë hyrë nga kufiri Serbi-Hungari, ndërsa 15 mijë e 833 nga kufiri Kroaci-Hungari.

Në Hungari ku në vitin 2012 aplikuan për azil 2 mijë persona parashikohet që në fund të këtij viti numri i refugjatëve të ardhur në vend  të tejkalojë mbi 300 mijë persona.

  Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın