Politikë

Papa Leoni do të vizitojë nesër Turqinë

Papa Leo XIV do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi nga 27 deri më 30 nëntor, pas një ftese nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan

Mümin Altaş  | 26.11.2025 - Përdıtësım : 26.11.2025
Papa Leoni do të vizitojë nesër Turqinë

Ankara

Papa Leoni XIV, kreu i Vatikanit dhe udhëheqës shpirtëror i botës katolike, do të vizitojë nesër Turqinë, transmeton Anadolu.

Drejtori i Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Burhanettin Duran, njoftoi në llogarinë e tij në platformën turke të mediave sociale NSosyal se Papa Leo XIV do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi nga 27 deri më 30 nëntor, pas një ftese nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Duran deklaroi se në takimet që do të mbahen, krahas marrëdhënieve Turqi-Vatikan, do të trajtohen dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, veçanërisht për Palestinën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.