Politikë

Pakistani: Janë penguar lançime të vogla me dronë në provincën në kufi me Afganistanin

Raportohen incidente të tentuara në zonat Abbottabad, Swabi, Nowshera të provincës Khyber Pakhtunkhwa, thotë ministri i informacionit

Riyaz Khaliq Khaliq  | 27.02.2026 - Përdıtësım : 27.02.2026
Pakistani: Janë penguar lançime të vogla me dronë në provincën në kufi me Afganistanin Foto: Arkiv / AA

Stamboll

Pakistani sot tha se kishte penguar tentativën e lëshimit të dronëve të vegjël nga një grup militant i jashtëligjshëm në një provincë veriperëndimore që kufizohet me Afganistanin, transmeton Anadolu.

"Terroristët e Fitna al Khawarij kanë tentuar të lëshojnë dronë të vegjël në zonat Abbottabad, Swabi dhe Nowshera" të provincës Khyber Pakhtunkhwa, tha ministri Pakistanez i Informacionit, Attaullah Tarar në një deklaratë përmes kompanisë amerikane të mediave sociale X.

Sistemet anti-dronë "kanë rrëzuar të gjithë dronët. Nuk ka dëme në jetë", shtoi Tarar.

Pakistani e identifikon Pakistan Tehreek-e-Taliban si Fitna al Khwarij (FAK).

"Incidentet kanë ekspozuar përsëri lidhje të drejtpërdrejta midis regjimit afgan të talebanëve dhe terrorizmit në Pakistan", pretendoi Tarar.

Deklarata e tij erdhi pasi Afganistani të premten pretendoi se kreu "sulme ajrore të koordinuara" që synonin pozicionet ushtarake brenda Pakistanit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së vendit.

Ministria afgane tha se "sulmet ajrore" u nisën rreth orës 11:00 sipas orë lokale "duke synuar një kamp ushtarak pranë Faizabad në Islamabad, një bazë ushtarake në Nowshera, pozicione ushtarake në Jamrud dhe vende të tjera në Abbottabad".

Tensionet midis dy fqinjëve janë të larta që nga e enjtja, kur Kabuli tha se nisi "operacione hakmarrëse" përgjatë kufirit kundër sulmeve ajrore pakistaneze të dielën e kaluar.

Të paktën 14 persona u vranë, përfshirë katër civilë dhe 10 ushtarë, përtej kufirit Pakistan-Afganistan.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.