Politikë

Osmani pas takimit me Kuleba-n: Në fokus të kryesimit tonë me OSBE-në, kthimi i paqes dhe stabilitetit në Ukrainë

Kryediplomatët e Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës zhvilluan takim në margjinat e Këshillit Ministror të OSBE-së që mbahet në qytetin polak Lodz

Furkan Abdula  | 01.12.2022 - Përdıtësım : 01.12.2022
Osmani pas takimit me Kuleba-n: Në fokus të kryesimit tonë me OSBE-në, kthimi i paqes dhe stabilitetit në Ukrainë Burimi: Ministria e Jashtme e RMV-së

Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në margjinat e Këshillit Ministror të OSBE-së që mbahet në qytetin polak Lodz, realizoi takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Ukrainës, Dmytro Kuleba, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Maqedonisë së Veriut, ministri Osmani në takim e rikonfirmoi mbështetjen e pahamendshme të vendit për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe solidaritetin me popullin ukrainas në luftën e tyre për rikthimin e lirisë dhe tejkalimin e pasojave të agresionit ushtarak rus.

Gjithashtu, Osmani nënvizoi se mbështetja e Ukrainës do të jetë prioritet parësor edhe gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në vitin e ardhshëm.

"Përpjekjet tona do të fokusohen në sigurimin e pranisë dhe angazhimit të vazhdueshëm të OSBE-së në Ukrainë, duke ofruar mbështetje programore në të gjitha tri dimensionet përmes Programit të sapokrijuar të Mbështetjes për Ukrainën, si dhe dërgimin e një Përfaqësuesi Special të Kryesuesit të OSBE-së, për raportim politik", theksoi Osmani.

Osmani shprehu gatishmërinë që vitin e ardhshëm t'i vë në funksion të gjitha kapacitetet dhe mekanizmat e OSBE-së, me qëllim që t’i ndihmojë popullatës së prekur në Ukrainë në ballafaqimin me sfidat që dalin nga kriza energjetike dhe ushqimore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın