Politikë

Një avion luftarak rus shkel hapësirën ajrore të Turqisë

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme theksohet se avioni rus i cili kishte shkelur hapësirën ajrore turke u ndoq nga dy avionë patrullues F-15 të Turqisë derisa ai kaloi në hapësirën e Sirisë

Selen Tonkuş  | 05.10.2015 - Përdıtësım : 06.10.2015
Një avion luftarak rus shkel hapësirën ajrore të Turqisë

Ankara

ANKARA (AA) - Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se me datë 3 tetor në orën 12.08 një avion luftarak i Rusisë ka shkelur hapësirën ajrore turke në rajonin Yayladagi në qytetin Hatay, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme theksohet se avioni rus i cili kishte shkelur hapësirën ajrore turke u ndoq nga dy avionë patrullues F-15 të Turqisë derisa ai kaloi në hapësirën e Sirisë.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se ambasadori rus në Ankara është thërritur në Ministrinë e Jashtme, ku shkelja në fjalë është protestuar fort si dhe i është kërkuar që të mos përsëritet më kjo lloj shkeljeje, në të kundërt Rusia do të jetë përgjegjëse për ndonjë ngjarje që mund të ndodhë padëshiruar.

- Takimet e Sinirlioğlu-

Gjithashtu theksohet se edhe ministri i Jashtëm, Feridun Sinirlioğlu më 3 tetor duke i telefonuar homologut të tij rus, Sergey Lavrov i ka përsëritur të njëjtat pikëpamje në lidhje me çështjen dhe dh i ka shprehur reagimet.

Sinirlioğlu ka homologët e tij të SHBA-së, Britanisë, Francës dhe Italisë, si dhe do ta shqyrtojë këtë çështje edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe ministrin e Jashtëm të Gjermanisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın