Turqia, Politikë

Ndërron jetë Deniz Baykal, ish-kreu i partisë opozitare CHP në Türkiye

“Mësova me pikëllim të madh vdekjen e Deniz Baykal-it”, tha lideri aktual i CHP-së, Kemal Kılıçdaroğlu

Orhan Onur Gemici  | 11.02.2023 - Përdıtësım : 12.02.2023
Ndërron jetë Deniz Baykal, ish-kreu i partisë opozitare CHP në Türkiye

Ankara

Ish-kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP) në Türkiye, Deniz Baykal, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, njoftoi lideri aktual i partisë, transmeton Anadolu.

“Mësova me pikëllim të madh vdekjen e Deniz Baykal-it, kryetarit tonë, ligjvënësit tonë nga provinca e Antalya-s, i cili e deshi Türkiye-n dhe Partinë Popullore Republikane …”, shkroi Kemal Kılıçdaroğlu në Twitter.

“Ai na la një trashëgimi plot histori betejash. Ngushëllimet e mia për kombin tonë”, shtoi lideri i partisë kryesore të opozitës.

Baykal vuante nga probleme të qarkullimit të gjakut në arterie dhe kishte marrë trajtim në spitalet në kryeqytetin turk Ankara dhe në Mynih të Gjermanisë që nga viti 2017 përpara se të kthehej në parlament në vitin 2019.

Kur Bayal fitoi për herë të parë një mandat parlamentar në vitin 1973, ai ishte deputeti më i ri turk.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın