Nënkryetari i Partisë AK uron për detyrën e re Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fikrim Damka
"Unë besoj se ky pozicion i rëndësishëm do të forcojë përfaqësimin dhe solidaritetin e komunitetit turk në Kosovë dhe do të forcojë më tej urat e miqësisë që shtrihen nga Ballkani në botën turke", ka theksuar Kursad Zorlu
Ankara
Nënkryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partisë AK) dhe Shefi i Marrëdhënieve me Shtetet Turke, Kursad Zorlu, i uroi suksese kryetarit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, i cili është zgjedhur Zëvendëskryeministri i tretë i Kosovës, përgjegjës për Çështjet e Pakicave dhe Bashkëpunim, transmeton Anadolu.
Zorlu bëri një postim në llogarinë e tij në në platformën sociale turke NSosyal, në lidhje me urimin për zv.kryeministrin e sapoemëruar të Kosovës, Fikrim Damka.
"Ne mirëpresim emërimin e z. Fikrim Damka, kreut të Partisë Demokratike Turke të Kosovës, si Zëvendëskryeministër i Kosovës. Unë besoj se ky pozicion i rëndësishëm do të forcojë përfaqësimin dhe solidaritetin e komunitetit turk në Kosovë dhe do të forcojë më tej urat e miqësisë që shtrihen nga Ballkani në botën turke. Me shpresën se marrëdhëniet Turqi-Kosovë do të rriten më tej në periudhën e ardhshme, i uroj z. Damka suksese në rolin e tij të ri", ka theksuar Zorlu
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
