MPB-ja e Maqedonisë në 24 orët e fundit lëshoi mbi 2 mijë vërtetime për refugjatët
Në 24 orët e fundit Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni ka lëshuar vërtetime për gjithsej 2.055 shtetas të huaj

Shkup
SHKUP (AA) – Në 24 orët e fundit Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni ka lëshuar vërtetime për gjithsej 2.055 shtetas të huaj, prej të cilëve 1.138 të gjinisë mashkullore, 301 të gjinisë femërore, 483 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit si dhe 133 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllim të shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë – 1.115, të Afganistanit – 618, Irakut – 175, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.
“Në periudhën nga 19.06.2015 deri më 11.10.2015 në orën 8,00 janë lëshuar vërtetime gjithsej 132.782 shtetasve të huaj, prej të cilëve 86.819 të gjinisë mashkullore, 17.704 janë të gjinisë femërore, si dhe 23.378 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, por edhe 4.881 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është lëshuar vërtetim për qëllim të shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohje të së drejtës së azilit.
Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë – 94.413, pastaj të Afganistanit – 20.235, Irakut – 8.669, Pakistanit – 3.274, Palestinës – 1.296, Iranit – 1.190, Somalisë – 757, Bangladeshit – 744, Kongos – 233, kamerunit – 204, Eritreas – 173, Etiopisë – 144, Sudanit – 123, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël”, thuhet në njoftimin me shkrim të MPB-së.
Nëpër territorin e Maqedonisë çdo ditë po kalojnë transit me qindra e mijëra refugjatë nga Siria dhe vendet tjera të Lindjes së Afërt të cilët dëshirojnë të arrijnë në vendet e zhvilluara të Evropës perëndimore.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.