Politikë

Moska vlerëson vendosjen e trupave të Koresë së Veriut në Rusi

Ambasadori rus në Phenian, Aleksandr Matsegora tha se Rusia dhe Koreja e Veriut janë partnerë dhe aleatë strategjikë gjithëpërfshirës

Islam Uddin  | 09.05.2025 - Përdıtësım : 09.05.2025
Moska vlerëson vendosjen e trupave të Koresë së Veriut në Rusi

Ankara

Moska ka vlerësuar vendosjen e trupave të Koresë së Veriut në Rusi, duke deklaruar se ata luajtën rol "shumë të madh" në operacionet në rajonin kufitar Kursk gjatë luftës në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve raportoi se ambasadori rus në Korenë e Veriut, Aleksandr Matsegora, duke folur në një aktivitet në Phenian mbrëmë tha se Rusia dhe Koreja e Veriut janë partnerë dhe aleatë strategjikë gjithëpërfshirës.

Ambasadori Matsegora tha se presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi "trimërinë, shpirtin vetëmohues dhe efikasitetin luftarak" të ushtarëve si dhe falënderoi popullin e Koresë së Veriut dhe udhëheqësin e tyre, Kim Jong-un.

Muajin e kaluar, Koreja e Veriut për herë të parë konfirmoi se ka dërguar trupa në Rusi në bazë të një traktati të mbrojtjes së ndërsjellë për të mbështetur Moskën gjatë luftës në Ukrainë.

Vitin e kaluar, Pheniani dhe Moska nënshkruan partneritet gjithëpërfshirës strategjik duke u zotuar për mbështetje të ndërsjellë ushtarake në rast të një sulmi nga një palë e tretë.

Muajin e kaluar, Moska tha se po ashtu do të shqyrtojë ofrimin e ndihmës ushtarake për Korenë e Veriut në bazë të kushteve të marrëveshjes.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.