Politikë

Mogherini: Të gjitha palët të tregojnë fleksibilitet për zgjidhjen e krizës në Siri

Mogherini thotë se BE-ja në javët e fundit në një koordinim me SHBA-në dhe Rusinë kanë treguar përpjekje të mëdha për të bashkuar të gjitha palët

Ayhan Şimşek  | 30.10.2015 - Përdıtësım : 30.10.2015
Mogherini: Të gjitha palët të tregojnë fleksibilitet për zgjidhjen e krizës në Siri

Vjenë

VJENË (AA) - Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nga vendet që do të ulen në tryezën e bisedimeve për zgjidhje politike të krizës në Siri ka kërkuar që të tregojnë fleksibilitet, raporton Anadolu Agency (AA).

Mogherini, në një deklaratë pas takimit me ministrin e Jashtëm iranian, Muhammed Xhevad Zarif ka theksuar se është e rëndësishme që për herë të parë të gjithë aktorët do të ulen në të njëjtën tryezë. "Ashtu siç është shprehur edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB se duhet të tregojmë fleksibilitet dhe duhet të zvillojmë këtë terren politik", ka thënë ajo.

Mogherini thotë se BE-ja në javët e fundit në një koordinim me SHBA-në dhe Rusinë kanë treguar përpjekje të mëdha për të bashkuar të gjitha palët.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın