Politikë

Ministria e Brendshme e Kosovës deri më tani ka administruar mbi 6 mijë targa të përkohshme

Siç njoftoi Ministria e Brendshme e Kosovës, në periudhën prej 20 deri më 22 shtator, janë administruar 6.375 targa të përkohshme në të gjitha pikat kufitare dhe në qendrat e regjistrimit të automjeteve në gjithë territorin e Kosovës

Zylfije Adem Jakupi  | 23.09.2021 - Përdıtësım : 24.09.2021
Ministria e Brendshme e Kosovës deri më tani ka administruar mbi 6 mijë targa të përkohshme

Prishtinë

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, konkretisht Agjencia e Regjistrimit Civil, deri më tani ka dhënë mbi 6.000 targa të përkohshme për automjetet me targa nga Serbia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi Ministria e Brendshme e Kosovës, në periudhën prej 20 deri më 22 shtator, janë administruar 6.375 targa të përkohshme në të gjitha pikat kufitare dhe në qendrat e regjistrimit të automjeteve në gjithë territorin e Kosovës.

Këtë të hënë filloi të zbatohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për masat reciproke për të gjitha automjetet me targa të Serbisë, si dhe për konfiskimin e targave me shkurtesa të qyteteve të Kosovës të lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

Qytetarët serbët të Kosovës veriore vazhdojnë të bllokojnë rrugët që çojnë në pikat kufitare në veri të vendit, Jarinjë dhe Bërnjak.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka mohuar raportimet e mediave serbe se policia ka rrahur tre serbë në vendkalimin Bërnjak pranë Zubin Potokut.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje autoriteteve lokale dhe grupeve të qytetarëve që të heqin pengesat nga rruga dhe të ndalojnë protestën. Ai vuri në dukje se forcat speciale të policisë u dërguan në pikat kufitare veriore me Serbinë për të mbrojtur policinë kufitare dhe se ato nuk ishin të orientuara kundër askujt. Kryeministri tha se Kosova dëshiron lirinë e lëvizjes dhe se kjo duhet të diskutohet në Bruksel.

Ai deklaroi se zgjidhja më e mirë për situatën e krijuar është heqja e dyanshme e targave të përkohshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın