Ministri Jolevski takon kongresistët amerikanë
Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, po qëndron për një vizitë zyrtare në SHBA ku ka realizuar disa takime me përfaqësues të shtëpisë ligjvënëse

Shkup
SHKUP (AA) - Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka realizuar disa takime me përfaqësues të shtëpisë ligjvënëse amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë takimeve me përfaqësuesit e Kongresit, Jolevski ka marrë përkrahje për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa kongresistët kanë falënderuar ministrin e Mbrojtjes për përkrahjen e vazhdueshme të Armatës së Maqedonisë në drejtim të vendosjes së paqes dhe demokracisë në suaza globale.
Në takimin me senatorin John McCain, Jolevski tha se është koha e fundit që Maqedonia të bëhet anëtare fuqiplotë e NATO-s, ndërkohë që senatori McCain ka thënë se është pajtuar me faktin se vendi ka plotësuar të gjitha reformat e nevojshme për anëtarsim.
Gjatë ditës së sotme, ministri Jolevski do të merr pjesë në mëngjezin tradicional të lutjeve që mbahet në Uashington, ku folës ktyesor do të jetë presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.
Në margjina të Lutjes së Mëngjesit, Jolevski u takua me ministrat nga Italia dhe Haiti, dhe me deputetë nga Gjermania, Franca, Norvegjia, Britania e Madhe dhe vendeve të rajonit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.