Politikë

Me fishekzjarre festohet zgjedhja e Thaçit si President i Kosovës

Te selia e PDK-së, por edhe në ambiente të tjera filluan festimet e para me hedhjen e fishekzjarrëve, ndërsa festa e simpatizantëve dhe mbështetësve të presidentit të sapozgjedhur ka vazhduar me marshimin me automjete nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës

Bekim Laci  | 26.02.2016 - Përdıtësım : 27.02.2016
Me fishekzjarre festohet zgjedhja e Thaçit si President i Kosovës

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Në momentin kur u kuptua se Hashim Thaçi ka marrë votat e nevojshme në Parlament, me çka u shpall President i Republikës së Kosovës,në Prishtinë ka filluar festa, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) të shoqëruar nga anëtarët e Forumit Rinor dhe simpatizantë të kësaj partie shkuan te shtatorja e Zahir Pajazitit ku vendosën kurora me lule, për të vazhduar më vonë me festimet nëpër rrugët e Prishtinës.

Te selia e PDK-së, por edhe në ambiente të tjera filluan festimet e para me hedhjen e fishekzjarrëve, ndërsa festa e simpatizantëve dhe mbështetësve të presidentit të sapozgjedhur ka vazhduar me marshimin me automjete nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın