Mbretëria e Bashkuar tërheq 'përkohësisht' stafin e saj nga ambasada në Iran
- "Për shkak të situatës së sigurisë, stafi i Mbretërisë së Bashkuar është tërhequr përkohësisht nga Irani", tha ministria e jashtme britanike në përditësimin e saj të fundit mbi konfliktin e vazhdueshëm Izrael-Iran

Londër
LONDËR (AA) - Britania ka njoftuar se ka tërhequr përkohësisht stafin nga ambasada e saj në kryeqytetin Teheran në Iran për shkak të situatës së paqëndrueshme të sigurisë, transmeton Anadolu.
"Për shkak të situatës së sigurisë, stafi i Mbretërisë së Bashkuar është tërhequr përkohësisht nga Irani", tha ministria e jashtme britanike në përditësimin e saj të fundit mbi konfliktin e vazhdueshëm Izrael-Iran.
Ajo shtoi se ambasada vazhdon të veprojë nga distanca, si dhe përsëriti paralajmërimin e saj kundër të gjitha udhëtimeve në Iran.
"Nëse jeni shtetas britanik që ndodheni tashmë në Iran, qoftë banor apo vizitor, merrni parasysh me kujdes praninë tuaj atje dhe rreziqet që merrni duke qëndruar”, theksohet në njoftim.
Armiqësitë filluan të premten e kaluar kur Izraeli nisi sulme ajrore ndaj objektivave në Iran, duke përfshirë centralet ushtarake dhe bërthamore. Teherani u përgjigj me sulme me raketa që shënjestronin territorin izraelit.
Sipas mediave iraniane, të paktën 639 persona janë vrarë dhe më shumë se 1.300 të tjerë janë plagosur në sulmet e Izraelit ndaj Iranit. Autoritetet izraelite, nga ana tjetër, thonë se 25 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet iraniane.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.