Masat e sigurisë në Shqipëri, ambasadori i SHBA-së takime me zyrtarë të vendit
Pas sulmeve tragjike të ndodhura mbrëmjen e së premtes në Paris, Policia e Shtetit Shqiptar ka kaluar në gatishmëri të përforcuar

Tiran
TIRANË (AA) – Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri sot ka patur një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu. Bëhet e ditur se në takimin e zhvilluar pa praninë e medieve kanë marrë pjesë edhe prokurorë të vendit, punonjës të tjerë të institucioneve të sigurisë, si dhe ekspertë të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky takim është zhvilluar në kuadër të takimeve mes drejtuesve të institucioneve të sigurisë, për të vlerësuar masat e sigurisë në vend, pas sulmeve terroriste në Paris, që shkaktuan 129 të vdekur dhe qindra të plagosur.
Pjesë e takimit kanë qenë edhe diplomatë të tjerë të akredituar në Tiranë. Gjithashtu Lu ka zhvilluar edhe takime në Këshillin e Ministrave të Shqipërisë. Ndërkohë, ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Dondal Lu, sot është takuar edhe me liderin e opozitës, Lulzim Basha.
Kujtojmë se pas sulmeve tragjike të ndodhura mbrëmjen e së premtes në Paris, Policia e Shtetit Shqiptar ka kaluar në gatishmëri të përforcuar.
Shërbime shtesë policore do të ketë veçanërisht në objekte që konsiderohen me risk, siç janë ambientet publike me frekuentim të lartë, pranë ambasadave apo rezidencave, akset kryesore rrugore, bankave, etj.
Gjithashtu Policia e Shtetit Shqiptar zyrtarisht ka bërë të ditur se ka hartuar një plan të detajuar për evidentimin dhe mbikëqyrjen e gjithë elementeve të dyshuar që mund të kenë tendenca për akte terrori.
Ndërkohë edhe në pikat e kalimit kufitar policia ka njoftua se po verifikon me kujdes të veçantë çdo person që hyn në territorin shqiptar apo del prej tij.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.