Politikë

Mali i Zi, mesazhe kërcënuese në postën elektronike të Podgoricës

Në email adresën e kryeqytetit Podgoricë erdhën mesazhe kërcënuese, të nënshkruara nga organizata ekstremiste "Shteti i Burrave", themelues i të cilit është shtetasi rus Vladislav Pozdnjakov

Ekip  | 01.04.2022 - Përdıtësım : 04.04.2022
Mali i Zi, mesazhe kërcënuese në postën elektronike të Podgoricës Foto: Arkiv / AA

Podgoricë

Në adresën e postës elektronike të kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricë, ka mbërritur një mesazh kërcënues, i nënshkruar nga organizata ekstremiste “Shteti i Burrave”, themeluesi i së cilës është shtetasi rus Vladislav Pozdnjakov, raporton Anadolu Agency (AA).

Mesazhi thekson disa kërkesa dhe në rast të mosrespektimit, ata kërcënuan se do të hedhin shkollat në erë.

Mesazhi nxjerr në pah kërkesat për ndryshimin e qeverisë në Mal të Zi dhe ndryshimin e udhëheqjes së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

“Në rast të mosrespektimit të asaj kërkese do të hedhim në erë të gjitha shkollat”, thuhet në mesazh.

Nga Podgorica kanë bërë të ditur se për rastin kanë njoftuar organet kompetente.

“Presim reagimin e tyre”, thonë nga kryeqyteti malazez.

Disa administrata të shkollave në Podgoricë u bënë thirrje prindërve që t'i marrin fëmijët e tyre më herët nga institucionet. Kjo pasoi pas disa raportime për pretendime të bombave në shkolla.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın