Politikë

Malajzia do të vazhdojë të mbështesë palestinezët pavarësisht se nuk iu bashkua Bordit të Paqes

"Malajzia do të vazhdojë të mbështesë palestinezët pavarësisht se nuk iu bashkua Bordit të Paqes të udhëhequr nga SHBA-ja", tha ministri i Jashtëm i vendit, Mohamad Hasan

Sidrah Gufran Roghay  | 26.02.2026 - Përdıtësım : 26.02.2026
Malajzia do të vazhdojë të mbështesë palestinezët pavarësisht se nuk iu bashkua Bordit të Paqes

Stamboll

Malajzia do të vazhdojë të mbështesë palestinezët pavarësisht se nuk iu bashkua Bordit të Paqes të udhëhequr nga SHBA-ja, tha sot ministri i Jashtëm i vendit, Mohamad Hasan, transmeton Anadolu.

Duke folur në Dewan Negara, dhomën e lartë të parlamentit, ministri Hasan tha se Kuala Lumpuri do të vazhdojë të ndihmojë palestinezët "në çdo mënyrë të mundshme me komunitetin ndërkombëtar", sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Bernama.

"Edhe pse nuk jemi pjesë e Bordit të Paqes, roli i Malajzisë në ndihmën e popullit palestinez që vuan në Gaza do të vazhdojë", tha ai.

Bordi i Paqes u lançua nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump si një koalicion që synon koordinimin e rindërtimit pas luftës dhe avancimin e një plani politik për enklavën e shkatërruar palestineze të Gazës, ku Izraeli ka vrarë 72 mijë palestinezë, ka plagosur më shumë se 171 mijë të tjerë dhe ka shkatërruar rreth 90 për qind të infrastrukturës civile.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë kostot e rindërtimit në afërsisht 70 miliardë dollarë.

Grupimi përfshin 26 vende, midis tyre janë SHBA-ja, Arabia Saudite, Turqia, Egjipti, Jordania, Indonezia, Pakistani, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.