Politikë

Kryediplomati turk zhvillon takime në Republikën Turke të Qipros Veriore

Fidan u takua veçmas me krerët e opozitës, kryetarin e Partisë Republikane Turke (CTP), Tufan Erhurman dhe kryetarin e Partisë Popullore, Kudret Özersay

Muhammed Yasin Güngör  | 09.01.2025 - Përdıtësım : 09.01.2025
Kryediplomati turk zhvillon takime në Republikën Turke të Qipros Veriore

Istanbul

Ministri turk i Punëve të Jashteme, Hakan Fidan, ka zhvilluar takime në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) në kuadër të vizitës së tij të punës në këtë vend, raporton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme në mediat sociale njoftoi se Fidan u takua veçmas me krerët e opozitës, kryetarin e Partisë Republikane Turke (CTP), Tufan Erhurman dhe kryetarin e Partisë Popullore, Kudret Özersay, takime që u zhvilluan në ambasadën turke në kryeqytetin Lefkosa.

Ambasadori turk në Lefkosa, Yasin Ekrem Serim, e shoqëroi ministrin Fidan gjatë takimeve. Nuk u dhanë detaje për përmbajtjen e diskutimeve.

Takimet shënuan ditën e dytë të vizitës dyditore të kryediplomatit turk. Dje, ai u takua me presidentin e TRNC-së, Ersin Tatar, pas çka folën në një konferencë të përbashkët për media. Ai zhvilloi gjithashtu bisedime me homologun e tij, Tahsin Ertuğruloğlu, kryetarin e parlamentit të TRNC-së, Ziya Öztürkler dhe kryeministrin Ünal Üstel.


- Problemi i gjatë me dekada i Qipros

Qiproja është zhytur në një mosmarrëveshje prej dekadash midis grekëve qipriotë dhe turqve qipriotë, pavarësisht disa përpjekjeve diplomatike nga OKB-ja për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Vitet e fundit ka pasur iniciativa paqësore, duke përfshirë një iniciativë të dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese, Türkiyes, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Administrata Greke Qipriote hyri në BE në vitin 2004, në të njëjtin vit kur grekët qipriotë bllokuan në mënyrë të njëanshme planin e OKB-së për t'i dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.