Politikë

Kotzias: Marrëveshja do të konfirmohet nga qytetarët e Maqedonisë

Kotzias tha pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë, edhe deputetët grekë do të ratifikojnë marrëveshjen, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës

Ekip  | 20.09.2018 - Përdıtësım : 21.09.2018
Kotzias: Marrëveshja do të konfirmohet nga qytetarët e Maqedonisë

Athinë

ATHINË (AA) – Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, deklaroi sot se është i bindur se marrëveshja preliminare për ndryshimin e emrit të Maqedonisë do të ratifikohet përkundër kundërshtimit që po hasë në të dyja shtetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të tij, Kotzias thotë se qytetarët e Maqedonisë në referendumin e 30 shtatorit do të përkrahin ndryshimin e emrit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Ai shtoi se pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë, edhe deputetët grekë do të ratifikojnë marrëveshjen në fjalë, pavarësisht kundërshtimeve të pjesës më të madhe të opozitës.

Kotzias thotë se afati për rrumbullakimin e procesit do të shtyhet për një muaj, me gjasë për në fund të janarit.

Komentet e ministrit grek u bënë në Athinë, pas takimit me homologun e tij gjerman Heiko Maas.

Rikujtojmë se ratifikimi i marrëveshjes në fjalë, do të zgjidhë kontestin disadekadash mes dy vendeve, me çka Maqedonisë i hap rrugë për integrimet euroatlantike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın