Koreja e Veriut lëshon 2 raketa balistike drejt Detit Lindor
Roja Bregdetare e Japonisë tha se predhat kanë rënë tashmë në det
Stamboll
Koreja e Veriut sot lëshoi dy predha, me shumë gjasa raketa balistike, raportoi Kyodo News, duke cituar qeverinë japoneze, transmeton Anadolu.
Roja Bregdetare e Japonisë tha se predhat kanë rënë tashmë në det.
Pas lëshimit të raketës, zyra e kryeministrit japonez u kërkoi autoriteteve të bëjnë përpjekje maksimale për të mbledhur dhe analizuar informacionin, për të mbajtur publikun të informuar menjëherë, për të ofruar sigurinë e avionëve dhe anijeve dhe për të marrë të gjitha masat e mundshme paraprake, përfshirë gatishmërinë për situata të paparashikuara.
Ushtria e Koresë së Jugut gjithashtu pretendoi se ka zbuluar lëshimin e të paktën një predhe të paidentifikuar drejt Detit Lindor, raportoi Yonhap News.
Lëshimi ishte i dyti i Phenianit që nga 4 janari, kur lëshoi raketa balistike përpara samitit të Pekinit të presidentit të Koresë së Jugut, Lee Jae Myung me presidentin kinez, Xi Jinping.
