Izraeli do të sekuestrojë 147 dynymë tokë në Bregun Perëndimor
Shpronësimi i tokave synon të ndërtojë edhe 560 njësi banimi në vendbanimet ekzistuese izraelite
Ramallah
Autoritetet izraelite miratuan një plan që synon të shpronësojë 147 dynymë (147.000 metra katrorë) të tokave palestineze në Betlehem (Bejt Lahm) të Bregut Perëndimor nën okupim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hassan Breijeh, drejtori i Zyrës së Betlehemit të Komisionit të Rezistencës për Murin dhe Vendbanimet tha se tokat e shpronësuara u përkasin fshatrave Nahalin dhe Husan, në perëndim të Betlehemit, ku autoritetet izraelite po kërkojnë të bëjnë vend për 560 njësi vendbanimesh dhe të ndërtojnë një rrugë për kolonët e cila do të përdoret vetëm për vendbanimin Beitar Illit.
Breijeh shtoi se zyra e tij do të paraqesë ankesa kundër sekuestrimit të tokave në gjykatat izraelite.
Sipas shifrave nga grupi izraelit i të drejtave "Peace Now", rreth 661.000 kolonë izraelitë jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor në 132 vendbanime së bashku me 124 vendbanime të tjera. Vendbanimet e tilla janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar pasi ato janë ndërtuar në tokat e okupuara palestineze.