Ish-kryeministrja e arratisur e Bangladeshit, Hasina dënohet me vdekje për krime kundër njerëzimit
"Hasina kreu krime kundër njerëzimit në këto raste", tha gjykata në vendimin e saj, duke shtuar se "Hasina ishte komandantja superiore e të gjitha mizorive"
Dhaka
Një gjykatë në Dhaka të hënën dënoi me vdekje ish-kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina në arrati, duke e shpallur fajtore për krime kundër njerëzimit të kryera vitin e kaluar gjatë demonstratave masive kundër qeverisë së saj, transmeton Anadolu.
Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve me seli në Dhaka shpalli vendimin kundër Hasinës dhe ish-ndihmësve të saj.
Hasina iku në Indi më 5 gusht të vitit të kaluar në kulmin e një kryengritjeje masive kundër qeverisë së saj, e cila çoi në vdekjen e mbi 1.400 personave. Ajo u akuzua më vonë për krime kundër njerëzimit.
Kryengritja masive e udhëhequr nga studentët vitin e kaluar rrëzoi qeverinë e Lidhjes Awami të Hasinës, e cila kishte qeverisur vendin e Azisë Jugore për më shumë se 15 vjet.
"Hasina kreu krime kundër njerëzimit në këto raste", tha gjykata në vendimin e saj, duke shtuar se "Hasina ishte komandantja superiore e të gjitha mizorive".
"Krimet ndodhën me vetëdijen e saj (Hasinës)", lexoi një gjykatë me tre anëtarë, e udhëhequr nga gjyqtari Md Golam Mortuza Mozumder, vendimin prej 453 faqesh.
