Irlanda prezanton masa të reja për ashpërsimin e rregullave të migracionit
Ministri i Drejtësisë i Irlandës, Jim O’Callaghan, njoftoi se ata që marrin statusin e refugjatit në Irlandë tani do të duhet të presin pesë vite para se të mund të aplikojnë për shtetësi, jo siç ishte deri më tani pas tre vitesh
Istanbul
Ministri i Drejtësisë i Irlandës, Jim O’Callaghan, ka prezantuar masa të reja për ashpërsimin e rregullave të migracionit dhe azilit, duke synuar edhe një ngadalësimin të rritjes së popullsisë, transmeton Anadolu.
Duke folur pas miratimit nga Kabineti të një sërë ndryshimesh në sistemin e migracionit të vendit, sipas transmetuesit RTE, O’Callaghan njoftoi se ata që marrin statusin e refugjatit në Irlandë tani do të duhet të presin pesë vite para se të mund të aplikojnë për shtetësi.
Kërkesa ekzistuese lejon individët me status refugjati të aplikojnë për shtetësi pas tre vitesh qëndrimi në vend.
O’Callaghan theksoi se gjatë periudhës 5-vjeçare do të rishikohen të gjitha përfitimet e marra sociale, me përparësi për ata që janë të punësuar.
Ai shpjegoi gjithashtu se statusi i refugjatit mund të revokohet nëse një individ konsiderohet kërcënim për shtetin.
Sipas planit, njerëzit do të përballen me periudha më të gjata të pritjes dhe duhet të paguajnë një tarifë për ribashkimin familjar. Ata gjithashtu duhet të dëshmojnë vetë-mjaftueshmëri financiare sipas rregullave të përditësuara të të ardhurave.
Azilkërkuesit e punësuar së shpejti gjithashtu do të kërkohet të kontribuojnë një pjesë të të ardhurave javore drejt kostove të akomodimit të shtetit.
Duke theksuar një normë rritjeje të popullsisë prej 1,5 për qind në vit, shtatë herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian (BE), O’Callaghan rikujtoi nevojën që qeveria të marrë vendime për migracionin që të marrin parasysh këtë rritje.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
