Politikë

I dërguari special i SHBA-së: Bisedimet për një zgjidhje në Ukrainë janë drejt përmbylljes

"Mendoj se e kemi reduktuar në një çështje dhe kemi diskutuar variantet e asaj çështjeje, që do të thotë se është e zgjidhshme", thotë Steve Witkoff

Burç Eruygur, Alperen Aktaş  | 22.01.2026 - Përdıtësım : 22.01.2026
I dërguari special i SHBA-së: Bisedimet për një zgjidhje në Ukrainë janë drejt përmbylljes

Stamboll

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, tha të enjten se bisedimet për një zgjidhje në Ukrainë janë "drejt përmbylljes", raporton Anadolu.

"Jemi në fund tani dhe në fakt jam optimist", tha Witkoff në një aktivitet për Ukrainën, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës.

"Mendoj se e kemi reduktuar në një çështje dhe kemi diskutuar variantet e asaj çështjeje, që do të thotë se është e zgjidhshme. Pra, nëse të dyja palët duan ta zgjidhin këtë, do ta zgjidhim", shtoi Witkoff.

Ai shtoi se ai dhe dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner, do të nisen të enjten në mbrëmje drejt kryeqytetit rus, Moskë, dhe më pas do të udhëtojnë drejt Abu Dhabit pa qëndruar gjatë natës, ku do të mbahen takime të grupeve të punës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın