Politikë

Hungaria kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE

- "Nëse e integrojmë Ukrainën në Bashkimin Evropian, do të integrojmë edhe luftën", tha kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Melike Pala  | 26.06.2025 - Përdıtësım : 26.06.2025
Hungaria kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE

Bruksel

BRUKSEL (AA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban shprehu kundërshtim të fortë ndaj anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në Bashkimin Evropian (BE), duke paralajmëruar se integrimi i një vendi në luftë do të përbënte kërcënim serioz për stabilitetin e bllokut, raporton Anadolu.

Duke folur përpara samitit të Këshillit Evropian në Bruksel, Orban tha se hungarezët votuan 95 për qind kundër pranimit të Ukrainës në BE. "Problemi është lufta", tha Orban duke shtuar: "Nëse e integrojmë Ukrainën në BE, do të integrojmë edhe luftën".

Ai theksoi se Hungaria nuk dëshiron të ndajë bashkësi politike dhe ekonomike me një vend që aktualisht është i përfshirë në konflikt.

"Ne nuk do të donim të ishim së bashku në një komunitet me një vend që është në luftë dhe përfaqëson rrezik të afërt për ne. Sepse nëse një anëtar i BE-së është në luftë, kjo do të thotë që BE-ja është në luftë dhe kjo nuk na pëlqen", shtoi ai.

Vërejtjet e Orbanit nxjerrin në pah përçarjet e thella brenda BE-së lidhur me përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim ndërsa disa shtete anëtare kërkojnë integrim më të shpejtë mes luftës së vazhdueshme me Rusinë.

Megjithatë, Hungaria vazhdon të ushtrojë veton, duke përmendur shqetësime sigurie dhe gjeopolitike.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın