Greqia do të hetojë organizatën evropiane të të drejtave të njeriut
"Human Rights 360" me seli në Athinë fokusohet veçanërisht në shkeljet e të drejtave të njeriut në kufirin me Türkiyen
Ankara
Greqia do të hetojë organizatën më të madhe evropiane të të drejtave që vepron në vend, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hetimet e prokurorisë synojnë të përcaktojë nëse "Human Rights 360" ka kryer vepra të tilla si krijim organizate kriminale apo pastrim parash, shkruan e përditshmja Kathimerini.
E përditshmja tha se vendimi u mor në mes të akuzave për keqmenaxhimin financiar nga Human Rights 360, të raportuara nga organi mbikëqyrës i pastrimit të parave të vendit, i cili tashmë ka ngrirë llogaritë e personave të përfshirë në OJQ-në me seli në Athinë.
Organizata merr fonde të mëdha nga Fondi i Zonës Ekonomike Evropiane (EEA) dhe Norvegjia, thuhet ndër të tjera.
E themeluar në vitin 2017, HR 360 është fokusuar në të drejtat e refugjatëve dhe të tjerëve, veçanërisht shkeljet e të drejtave të njeriut në kufirin e Greqisë me Türkiyen.
