Greqia arreston një oficer ushtarak nën dyshimin për rrjedhje informacioni kritik drejt Kinës
I dyshuari, për të cilin besohet se vinte nga një njësi e Forcave Ajrore, gjithashtu dyshohet se ka tentuar të rekrutojë persona të tjerë në një rrjet spiunazhi
Athinë
Një oficer ushtarak grek është arrestuar nën dyshimin se ka rrjedhur informacion të klasifikuar drejt Kinës përmes përdorimit të programeve të koduara, transmeton Anadolu.
I dyshuari, për të cilin besohet se vinte nga një njësi e Forcave Ajrore dhe shërbente në një pozicion stafi që mbikëqyrte komunikimet dhe sistemet elektronike, sipas së përditshmes Kathimerini gjithashtu dyshohet se ka tentuar të rekrutojë persona të tjerë në një rrjet spiunazhi.
Oficeri ka qenë nën vëzhgim nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës së Greqisë (EYP) për disa muaj para arrestimit të tij.
Sipas Kathimerini, autoritetet ndërhynë pasi konstatuan një përshkallëzim të ndjeshëm të aktiviteteve të tij, përfshirë rritjen e sasisë së informacionit të zbuluar dhe afrimin e kolegëve ushtarak për të siguruar qasje në materiale sensitive.
Sipas raportit, burime ushtarake e kanë përshkruar rastin si një kërcënim serioz për mbrojtjen kombëtare të Greqisë dhe sigurinë e NATO-s.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
