Politikë

Flamuri i ri sirian ngrihet në selinë e OKB-së në New York

Flamuri i ri sirian, i njohur si "flamuri i revolucionit", u ngrit në misionet e huaja pas rënies së regjimit 61-vjeçar Baath

Şerife Çetin, Ethem Emre Özcan  | 25.04.2025 - Përdıtësım : 27.04.2025
Flamuri i ri sirian ngrihet në selinë e OKB-së në New York Foto: Mostafa Bassim / AA

New York

Flamuri i ri sirian u ngrit në selinë e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York, përkrah flamujve të shteteve të tjera anëtare, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit morën pjesë Ministri i Jashtëm i Sirisë, Assad Hassan Shaibani, Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Geir O. Pedersen, dhe shumë përfaqësues të përhershëm dhe përfaqësues të shoqërisë civile siriane në SHBA.

Flamuri i revolucionit sirian u ngrit në selinë e OKB-së me flamujt e 193 shteteve anëtare dhe 2 shteteve vëzhguese, me duartrokitje dhe brohoritje.

"Ky është një mesazh për të gjithë botën, për të gjithë njerëzit e lirë në botë. Momenti që po përjetojmë nuk përbën interes vetëm sirianët, por për të gjithë botën. Vullneti i popullit fitoi. (Valëvitja e flamurit sirian në OKB) Ky është kurorëzimi i fitores së popullit tonë", tha Shaibani në deklaratën për gazetarët.

Sirianët që jetojnë në SHBA iu bashkuan gjithashtu ceremonisë jashtë OKB-së, duke valëvitur flamuj dhe duke duartrokitur.

Flamuri i ri sirian, i njohur si "flamuri i revolucionit", u ngrit në misionet e huaja pas rënies së regjimit 61-vjeçar Baath.

Ky flamur u përdor nga opozitarët në luftën civile në Siri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın