Politikë

Fidan: Turqia do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në arkitekturën e sigurisë evropiane

"Turqia e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancën e NATO-s, do të vazhdojë të luajë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në arkitekturën evropiane të sigurisë", tha Fidan

Can Efesoy, Muhammet Tarhan, Tuğba Altun  | 15.05.2025 - Përdıtësım : 16.05.2025
Fidan: Turqia do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në arkitekturën e sigurisë evropiane

Antalya

Ministri i Jashtëm i turk, Hakan Fidan deklaroi se Turqia e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancën e NATO-s, do të vazhdojë të luajë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në arkitekturën evropiane të sigurisë me aftësitë e saj ushtarake dhe infrastrukturën e industrisë së mbrojtjes, raporton Anadolu.

Fidani mbajti konferencë për media pas Takimit joformal të ministrave të Jashtëm të NATO-s që u mbajt në Qendrën e Kongreseve NEST në Antalya.

Kryediplomati turk tha se bisedimet në Antalya konfirmuan rolin udhëheqës të NATO-s në arkitekturën e sigurisë euroatlantike dhe se siguria e Evropës nuk mund të konsiderohet e ndarë nga NATO.

"Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancën e NATO-s, do të vazhdojë të luajë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në arkitekturën evropiane të sigurisë me aftësitë e saj ushtarake dhe infrastrukturën e industrisë së mbrojtjes", tha Fidan duke shtuar se kjo arkitekturë po riformësohet në dritën e kushteve aktuale.

"Në një periudhë të tillë, pritshmëria jonë është që të gjitha hapat në fushën e sigurisë të ndërmerren pa lejuar përsëritje të panevojshme, ndarje dhe shkëputje nga NATO", theksoi Fidan duke vënë në dukje se këto çështje i kanë sjellë në rend të ditës në takimet dhe bisedimet dypalëshe.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın