Politikë

FBI-ja punon për të rikthyer misionarët e rrëmbyer në Haiti

"FBI është pjesë e një përpjekjeje të koordinuar të qeverisë së SHBA-së për t'i përfshirë qytetarët amerikanë në vend të sigurtë" u tha gazetarëve zëdhënësja Jen Psaki

Michael Gabriel Hernandez  | 19.10.2021 - Përdıtësım : 19.10.2021
FBI-ja punon për të rikthyer misionarët e rrëmbyer në Haiti

Washington DC

FBI-ja amerikane në mënyrë aktive po punon për të rikthyer grupin e misionarëve të krishterë amerikanë dhe kanadezë që u rrëmbyen në Haiti gjatë fundjavës, konfirmoi të hënën Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"FBI është pjesë e një përpjekjeje të koordinuar të qeverisë së SHBA-së për t'i përfshirë qytetarët amerikanë në vend të sigurtë" u tha gazetarëve zëdhënësja Jen Psaki, duke konfirmuar raportet e mëparshme. "Ambasada amerikane në Port-au-Prince po koordinon me autoritetet lokale dhe po u siguron ndihmë familjeve për të zgjidhur situatën", tha ajo.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është informuar për rrëmbimet dhe po vazhdon të pranojë përditësime, shtoi Psaki.

Shtëpia e Bardhë nuk konfirmoi detaje shtesë në lidhje me aktivitetet e FBI-së për shkak të natyrës së vazhdueshme të operacioneve të saj.

Shërbesa e Ndihmës së Krishterë me bazë në Ohajo konfirmuan të dielën rrëmbimin e 17 misionarëve të saj nga një bandë e Haitit derisa po vizitonin një jetimore. Grupi përfshin 16 shtetas amerikanë dhe një shtetas kanadez. Pesë nga të rrëmbyerit janë fëmijë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın