Ankara
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka pritur në takim presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Ersin Tatar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Takimi që u zhvillua në Kompleksin Presidencial zgjati rreth 1 orë ndërsa ishte i mbyllur për media.
Në takim janë trajtuar me të gjitha dimensionet marrëdhëniet bilaterale mes Turqisë dhe TRNC-së, hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit, "Takimi jozyrtar për Qipron në formatin 5+OKB" si dhe janë shkëmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit për çështjen e Qipros.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.