Politikë

Delegacioni rus mbërrin në Stamboll përpara bisedimeve me Ukrainën

Delegacioni rus që do të negociojë me Ukrainën ka mbërritur në Stamboll dhe se negociatat pritet të fillojnë në orën 10:00 sipas kohës lokale në Dolmabahçe

Dmitri Chirciu  | 15.05.2025 - Përdıtësım : 15.05.2025
Delegacioni rus mbërrin në Stamboll përpara bisedimeve me Ukrainën

Moskë

Një delegacion rus mbërriti sot në Stamboll për bisedimet e ardhshme me Ukrainën, transmeton Anadolu.

Agjencisë ruse e lajmeve Tass raporton se delegacioni rus që do të negociojë me Ukrainën ka mbërritur në Stamboll dhe se negociatat pritet të fillojnë në orën 10:00 sipas kohës lokale në Dolmabahçe.

Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar emrat që do të përfaqësojnë Rusinë në bisedimet me Ukrainën, të cilat do të zhvillohen nesër në Stamboll nën organizimin e Turqisë.

Sipas kësaj, delegacioni rus do të kryesohet nga këshilltari i Putinit, Vladimir Medinsky.

Delegacioni do të përfshijë edhe zv/ministrin e Jashtëm Mikhail Galuzin, kreun e Drejtorisë Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm Igor Kostyukov dhe zv/ministrin e Mbrojtjes, Alexander Fomin.

Lista e ekspertëve në delegacion përfshin zëvendës shefin e Departamentit të Informacionit të Shtabit të Përgjithshëm rus Aleksandr Zorin, zëvendës shefen e Departamentit të Politikave Shtetërore Humanitare të Administratës Presidenciale Yevgeniya Podobreyevskaya si dhe drejtorin e Departamentit të Dytë të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura të Ministrisë së Jashtme Aleksandr Polishchyuk dhe zëvendës shefin e Drejtorisë Kryesore të Bashkëpunimit Ushtarak Ndërkombëtar të Ministrisë së Mbrojtjes, Vladimir Shevtsov.

Medinsky kryesoi gjithashtu delegacionin rus në bisedimet e vitit 2022.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın