Politikë

BeH, anëtarët e Sindikatave në Republikën Serbe (RS) futen në Kuvendin republikan

Protesta u thirr në kohën kur Kuvendi po shqyrtonte propozim ligjin për punë të cilin Sindikata e cilëson si ligj që zvogëlon të drejtat e punëtorëve

Gorana Jakovljevic  | 28.12.2015 - Përdıtësım : 29.12.2015
BeH, anëtarët e Sindikatave në Republikën Serbe (RS) futen në Kuvendin republikan

Banjallukë

BANJA LLUKË (AA) - Në Kuvendin Popullor të entitetit Republika Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, po mbahet një seancë e jashtëzakonshme e kolegjit nga shkaku i protestës së anëtarëve të Sindikatës para këtij institucioni, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia ka lëshuar kryetaren e Lidhjes së Sindikatave të Republikës Serbe, Ranka Mishiç bashkë me disa pjesëtarë të kësaj organizate të hynë në Kuvend pas negiociatave paraprake me policinë.

Sindikata kërkoi takim me kryeministren e RS-së Zheljka, por akoma presin për përgjigje.

Disa mijëra punëtorë dolën në protesta të cilat i thiri Lidhja e Sindikatave duke bllokuar hyrjen e Kuvendit, ndërsa vërehet prani e policisë së rregullt dhe asaj speciale.

Protesta u thirr në kohën kur Kuvendi po shqyrtonte propozim ligjin për punë të cilin Sindikata e cilëson si ligj që zvogëlon të drejtat e punëtorëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın