Politikë

BE-ja lëviz drejt sistemit dixhital të udhëtimit për kontrolle kufitare më të shpejta

Sistemi dixhital do të përfshijë një aplikacion celular, një shërbim vlefshmërie në prapaskenë dhe një përcjellësh të dhënash për udhëtarët, eu-LISA

Melike Pala  | 19.11.2025 - Përdıtësım : 19.11.2025
BE-ja lëviz drejt sistemit dixhital të udhëtimit për kontrolle kufitare më të shpejta

Bruksel

BRUKSEL (AA) - Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan sot mandatin negociues të Këshillit të BE-së për një ligj të ri që do të prezantojë aplikacion dixhital për udhëtime në BE, duke hapur rrugën që udhëtarët të paraqesin të dhënat e tyre të udhëtimit para se të mbërrijnë në kufijtë e jashtëm, transmeton Anadolu.

Rregullorja e miratuar nga përfaqësuesit e shteteve anëtare në Coreper, përcakton rregullat për krijimin vullnetar të kredencialeve dixhitale të udhëtimit dhe përdorimin e tyre gjatë kalimit të kufijve të jashtëm të BE-së, sipas një deklarate.

Sipas planit, udhëtarët do të jenë në gjendje të japin paraprakisht në mënyrë dixhitale informacionin e tyre të udhëtimit, duke u mundësuar rojeve kufitare të verifikojnë nga distanca dokumentet e udhëtimit dhe të kryejnë kontrolle në bazat e të dhënave kufitare, të policisë dhe të migracionit para mbërritjes.

Zyrtarët e BE-së thonë se kjo do të shkurtojë kohën e pritjes dhe do të forcojë kontrollin e sigurisë në pikat kufitare. Sistemi dixhital do të përfshijë një aplikacion celular, një shërbim vlefshmërie në prapaskenë dhe një përcjellësh të dhënash për udhëtarët, eu-LISA.

Përmes komponentit celular, qytetarët e BE-së dhe shtetasit e vendeve të treta do të jenë në gjendje të krijojnë kopje dixhitale të të dhënave të ruajtura në pasaportën ose kartën e identitetit të tyre, megjithëse pjesëmarrja do të mbetet opsionale.

Sistemi i shërbimit të vlefshmërie në prapaskenë (backend system) do të verifikojë elektronikisht çipin e një dokumenti udhëtimi për të konfirmuar që versioni dixhital korrespondon me një dokument autentik. Përcjellësi i dhënave për udhëtarët (Router) do t'u lejojë përdoruesve të ndajnë në mënyrë të sigurt kredencialet e tyre dixhitale me autoritetet kufitare.

Udhëtarët që përdorin aplikacionin do të jenë në gjendje të paraqesin më parë dokumentet e tyre para udhëtimit të tyre, duke u lejuar oficerëve kufitarë të përqendrojnë burimet në rastet e shënuara si të dyshimta. Këshilli tha se mjeti do të mbështesë sistemet ekzistuese të menaxhimit të kufijve të BE-së. Udhëtarët duhet të jenë në gjendje të përdorin kredencialet e tyre dixhitale para se të paraqesin informacionin në sistemin e hyrjes/daljes, i cili u bë funksional në tetor 2025.

Sapo të lançohet ETIAS (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit) në vitin 2026, shtetasit jo të BE-së do të jenë në gjendje të mbështeten në kredencialet dixhitale kur aplikojnë për autorizim udhëtimi ose viza. Me miratimin e qëndrimit të saj, presidenca e këshillit tani është gati të fillojë bisedimet me Parlamentin Evropian pasi eurodeputetët të bien dakord për qëndrimin e tyre negociues.

Sipas Komisionit Evropian, 593 milionë kalime të kufijve të jashtëm të BE-së u regjistruan në vitin 2022, duke ushtruar presion mbi autoritetet kufitare dhe duke shkaktuar radhë të gjata për udhëtarët. Aplikacioni dixhital i udhëtimit synon ta lehtësojë këtë barrë duke thjeshtuar procedurat dhe duke përmirësuar kontrollet e autenticitetit të dokumenteve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın