Politikë

Bahçeli: Ndaloni së llogarituri në Shtëpinë e Bardhë si të njollosni historinë turke

Udhëheqësi i Partisë Lëvizja Nacionaliste, Bahçeli ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Biden, për ngjarjet e vitit 1915, duke i cilësuar ato si shpifje dhe njollosje të historisë turke

Ahmet Alp Özden  | 27.04.2021 - Përdıtësım : 28.04.2021
Bahçeli: Ndaloni së llogarituri në Shtëpinë e Bardhë si të njollosni historinë turke

TBMM

Udhëheqësi i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP) në Turqi, Devlet Bahçeli, ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për ngjarjet e vitit 1915, duke i cilësuar ato si shpifje dhe njollosje të historisë turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Bahçeli këtë vlerësim e bëri në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij në Ankara.

"Zotëri President ndaloni së llogarituri në Shtëpinë e Bardhë se si 'mund të mposhtni Aleancën Popullore, si mund të mbështesni aleancën e poshtërimit, si të njollosni historinë turke' dhe mos harro se nuk jeni as vendi i fundit që do të shpifni kundër popullit turk lidhur me të ashtuquajturin gjenocid", u shpreh Bahçeli.

Ai më tej tha se presidenti amerikan me akuzën për gjenocid të pretenduar ka dëmtuar rëndë frymën e aleancës, riparimi i së cilës mund të marrë vite. "Hapur ka treguar se miqësia është gënjeshtër, ndërsa partneriteti strategjik përrallë", tha ai.

Më herët të shtunën, Biden i quajti ngjarjet e vitit 1915 një "gjenocid", duke thyer traditën e mbajtur të presidentëve amerikanë të përmbahen nga përdorimi i termit.

Bahçeli mes tjerash foli edhe mbi zhvillimet e fundit në ishullin e Qipros. "Nuk ka rrugë tjetër përveçse një zgjidhje të pavarur, të barabartë, sovrane me dy shtete në Qipro", theksoi Bahçeli.

Takimi jozyrtar për Qipron në formatin 5+OKB në udhëheqjen e OKB-së do të zhvillohet më 27-29 prill me pjesëmarrjen e palëve qipriote dhe vendeve garantuese Turqisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın