Erdoğan: Turqia pret që marrëveshja e paqes Baku-Jerevan të përmbushë kërkesat legjitime të Azerbajxhanit
- Erdoğan tha se Turqia po ndjek nga afër bisedimet gjithëpërfshirëse të paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë

Istanbul
STAMBOLL (AA) - Turqia pret që një marrëveshje e mundshme paqeje ndërmjet Baku dhe Jerevanit të përmbushë kërkesat legjitime të Azerbajxhanit, deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë një takimi me homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, transmeton Aadolu.
Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, gjatë takimit të mbajtur në kuadër të samitit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO) në qytetin Khankendi të Azerbajxhanit, Erdoğan tha se Turqia po ndjek nga afër bisedimet gjithëpërfshirëse të paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Jerevani dhe Baku kanë nisur bisedimet për një marrëveshje paqeje pas luftës së dytë të Karabakut në vitin 2020. Azerbajxhani vendosi sovranitet të plotë mbi Karabakun në shtator të vitit 2023.
Dy presidentët gjithashtu diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, me presidentin Erdoğan që tha se solidariteti mes dy vendeve përbën një model për t’u ndjekur.
Duke theksuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh në fushat e energjisë dhe transportit, presidenti turk gjithashtu shprehu kënaqësinë për armëpushimin e 24 qershorit midis Iranit dhe Izraelit, duke shtuar se vendosja e paqes së qëndrueshme në rajon është në interes të të gjithëve.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.