Bota

Barcelona regjistron një nga netët më të nxehta, teksa vala e të nxehtit intensifikohet

Barcelona kaloi një natë jashtëzakonisht të nxehtë pasi temperaturat nuk ranë nën 30 gradë Celsius, duke shënuar një nga “netët e nxehta” më ekstreme në vitet e fundit

Abdulbesar Ademi  | 11.08.2025 - Përdıtësım : 11.08.2025
Barcelona regjistron një nga netët më të nxehta, teksa vala e të nxehtit intensifikohet Foto: Lorena Sopena/AA

Barcelonë

Barcelona kaloi një natë jashtëzakonisht të nxehtë pasi temperaturat nuk ranë nën 30 gradë Celsius, duke shënuar një nga “netët e nxehta” më ekstreme në vitet e fundit, raporton Anadolu.

Shumë banorë kërkuan lehtësim në orët e para duke u drejtuar në plazhe dhe shatërvane publike, derisa autoritetet lëshuan alarme për nxehtësinë duke i kërkuar publikut të qëndrojë i hidratuar dhe të shmangë aktivitetin e zgjatur në natyrë gjatë temperaturave maksimale.

Këshilli i Qytetit të Barcelonës aktivizoi protokollin e tij të emergjencës “Plani i Nxehtësisë”, duke vendosur burime shtesë për të mbështetur grupet e prekura, veçanërisht të moshuarit dhe ata që nuk kanë qasje në ajër të kondicionuar.

Gjithashtu edhe shërbimi i zjarrfikësve katalanas e ngriti rrezikun e zjarreve në nivelin më të lartë, duke vendosur 109 komuna në gatishmëri në gatishmëri ekstreme për shkak të temperaturave të larta, lagështisë së ulët dhe erërave të fuqishme.

Edhe Kopshti Zoologjik i Barcelonës mori masa të veçanta për të mbrojtur kafshët, duke përfshirë sisteme të spërkatjes, vende me hije dhe ushqime të ngrira për t’i mbajtur të freskët.

Meteorologët paralajmëruan se vala e të nxehtit pritet të vazhdojë, me netë më të ngrohta dhe të pakëndshme përpara, duke paraqitur rreziqe të vazhdueshme për shëndetin dhe sigurinë publike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.