Prezantohet në Tiranë Indeksi Kombëtar i Integritetit të Zgjedhjeve
Në konferencë merrnin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë, si dhe Zineb Touimi-Benjelloun, përfaqësuese e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri dhe Koordinatore e Kombeve të Bashkuara.T

Tiranë
TIRANË (AA) – Është prezantuar sot në Tiranë Indeksi Kombëtar i Integritetit të Zgjedhjeve, i cili përcjellë për herë të parë në Shqipëri për shoqërinë civile, aktorët ndërkombëtarë dhe mediat, raportin e indeksit të të gjitha organizatave vendase që kanë monitoruar zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencën që u zhvillua për këtë prezantim nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) merrnin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë, si dhe Zineb Touimi-Benjelloun, përfaqësuese e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri dhe Koordinatore e Kombeve të Bashkuara.
Andi Dobrushi, njëri prej përfaqësuesve të shoqërisë civile duke folur rreth rolit të shoqërisë civile në përmirësimin e cilësisë së zgjedhjeve në Shqipëri, u shpreh se ky indeks ofron një raport përmbledhës i të gjitha organizatave vendase në procesin e monitorimit të zgjedhjeve.
Dobrushi u shpreh se është hera e parë që prezantohet ky indeks dhe sipas tij do të ketë vend për përmirësime. "Së pari ajo që është e rëndësishme është se bën bashkë gjithë raportet e monitorimit të organizatave vendase dhe jep një pamje më të plotë të situatës zgjedhore që do të bënte secili raport veçmas. Së dyti duke bërë një kryqëzim të burimeve, informacionit të marrë jep mundësinë e verifikimit të raporteve nga organizatat dhe rrit pa dyshim besueshmërinë e raporteve. Së treti bën një skanim të situatës përmes indikatorëve dhe nën-indikatorëve, që na jep mundësi që jo vetëm ku duhet të ndërhymë, por edhe nga zgjedhjet në zgjedhje ta masim impaktin që kemi patur me ndërhyrjet tona"- deklaroi Dobrushi në fjalën e tij.
Indikatorët e vlerësimit në këtë indeks janë për ligjet zgjedhore, procedurat zgjedhore, kufijtë e zonave zgjedhore, regjistrimin e votuesve, regjistrimin e partive politike, mbulimin e fushatës nga media, etj.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.