Kulturë

Zbulohet medreseja që daton gati 900 vjet në Anadollin qendror

Mbetjet u zbuluan afër tyrbes së Melik Mehmed Gaziut gjatë një projekti restaurimi në Kayseri

Ergün Haktanıyan  | 15.01.2026 - Përdıtësım : 18.01.2026
Zbulohet medreseja që daton gati 900 vjet në Anadollin qendror Foto: Murat Asil / AA

Kayseri

Një medrese që besohet të jetë gati 900 vjeçare do të nxirret në dritë në qytetin qendror të Anadollit në Kayseri të Turqisë pasi mbetjet e saj u zbuluan gjatë projektit për ripërtëritje urbane.

Zbulimi i shkollës islame (medrese) u bë afër tyrbes së Melik Mehmed Gaziut, pak në jug të xhamisë historike Kebir, gjatë punimeve të kryera në kuadër të projektit të ripërtëritjes urbane "Surici Camikebir".

Kryebashkiaku i Kayserit, Memduh Buyukkilic tha për Anadolu se qyteti ka qenë shtëpia e shumë qytetërimeve dhe mban një vend të veçantë në historinë islame.

"Cami Kebir është një zonë ku po kryejmë punë të kujdesshme dhe kuptimplote", tha ai.

"Ndërsa hapnim rrethinat e saj, hasëm një surprizë. Pikërisht pranë varrit të Melik Mehmed Gazit, zbuluam gjurmë dhe mure të një medreseje të ndërtuar në traditën e një kompleksi fetar", deklaroi Buyukkilic.

Melik Mehmed Gazi, një sundimtar i dinastisë Danishmend, konsiderohet si një nga themeluesit e Kayserit dhe një figurë e rëndësishme në historinë e hershme turko-islame në Anadoll. Xhamia që ai porositi mbetet një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit.

Buyukkilic tha se bashkia do të kryejë punime gërmimi dhe restaurimi në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, duke marrë parasysh studimet akademike ekzistuese dhe dokumentacionin historik.

"Qëllimi ynë është të ringjallim këtë medrese dhe të sjellim një monument historik të denjë për Kayserin si në qytetin tonë ashtu edhe në shtetin tonë", tha ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın