Ushqimet e përgatitura nga 17-vjeçari me recetat e gjyshes së tij tërheqin vëmendje në rrjetet sociale
Metehan Demirhan synon t'i sjellë shijet rajonale një audience më të gjerë përmes postimeve të tij, ndërsa përgatit gatime që janë në prag të harresës.
Bayburt
Metehan Demirhan, një 17-vjeçar,që jeton në Bayburt, Turqi, po përpiqet të ruajë ushqimet rajonale që janë në prag të harresës.
Demirhan, i cili ka qenë i interesuar në gatim që në moshë të re, iu drejtua shijeve tradicionale të Bayburtit me drejtimin e tezes së tij.
Duke mësuar dhe shënuar metodat e përgatitjes nga më të moshuarit e familjes së tij, veçanërisht gjyshet e tij nga nëna dhe babai, Demirhan i përgatit këto gatime sipas metodave të duhura.
Metehani ndan përmbajtjen e gatimit të tij përmes mediave sociale dhe ngjarjeve të ndryshme.
Duke përgatitur me kujdes gatime tradicionale nga kuzhina e pasur e qytetit, të tilla si lor dolmasi (role të mbushura me djathë), galacos (një lloj gjelle), tatli çorba (supë e ëmbël) dhe eksi lahana (lakër e thartë), 17-vjeçari publikon video dhe foto në llogarinë e tij në mediat sociale, "metesef" (kuzhinieri mete).
Ai gjithashtu merr pjesë në evente në qytet herë pas here me gatimet e tij, duke synuar t'ua prezantojë këto shije të rinjve dhe të mbajë gjallë kulturën gastronomike të Bayburtit.
- "Po mendoj të studioj gastronomi për shkak të interesit tim për ushqimin"
Metehan Demirhan, nxënës i shkollës së mesme, për Anadolu tha se ka pasur talent për gatim që nga fëmijëria dhe se ka filluar të hulumtojë dhe të përgatisë gatime rajonale me sugjerimin e tezes së tij.
Ai deklaroi se ka marrë shumë interes kur ka postuar gatimet dhe recetat e tij në rrjetet sociale, duke thënë: "Duke parë këtë interes, kuptova se njerëzve u mungonin gatimet rajonale, dhe për këtë arsye fillova të përgatis më shumë nga këto lloj gatimesh. Fillova të marr komente pozitive nga shikuesit. Isha veçanërisht i lumtur kur atyre që u mungonin gatimet e gjysheve të tyre treguan shumë interes. Qëllimi im është që shpresoj t'i përhap këto lloj gatimesh rajonale në të gjithë rajonin".
Demirhan shpjegoi se zakonisht i mëson recetat nga më të moshuarit, veçanërisht gjyshet e tij, dhe se është shumë i kujdesshëm në gjetjen e recetës më të saktë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
