Turqi, në qytetin Ordu rreth 100 persona rrëshqasin njëkohësisht në dëborë
Pjesëmarrësit rrëshqitën në dëborë njëkohësisht duke përdorur qese plastike dhe krijuan spektakël të gjallë
Ordu
Në qytezën Kumru në qytetin Ordu të Turqisë, rreth 100 persona krijuan skena shumëngjyrëshe pasi u rreshtuan në një rresht të vetëm për të rrëshqitur në dëborë njëkohësisht, raporton Anadolu.
Festivali i 4-t i Skive u organizua nga Bashkia e Kumrus në lagjen Fizme. Pjesëmarrësit u rreshtuan në një rresht të vetëm në një shpat të improvizuar që e krijuan vetë.
Pjesëmarrësit rrëshqitën në dëborë njëkohësisht duke përdorur qese plastike dhe krijuan spektakël të gjallë.
Kryebashkiaku i Kumrus, Yusuf Yalçuva në një postim në llogarinë në Facebook të kompanisë Meta me seli në SHBA, tha se eventi ishte një nga shembujt më të mirë të kulturës së lagjes.
Ai theksoi se pjesëmarrja në festival po rritet çdo vit. "Skena që pamë sot është një nga pasqyrimet më të bukura të kulturës së lagjes, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe solidaritetit të ngrohtë". tha Yalçuva.
