Kulturë

Türkiye, muzeu i Efesit hedh dritë mbi një proces historik 3.500 vjeçar

- Në muze objektet e zbuluara gjatë gërmimeve në Efes dhe qytetet e lashta përreth tij ekspozohen në një rend tematik

Hüseyin Bağış  | 01.05.2025 - Përdıtësım : 02.05.2025
Türkiye, muzeu i Efesit hedh dritë mbi një proces historik 3.500 vjeçar

Izmir

IZMIR (AA) - I vendosur në qytezën Selçuk në qytetin Izmir të Türkiyes, Muzeu i Efesit u ofron vizitorëve një gamë të gjerë objektesh historike, duke filluar nga qytetërimi Mikenas, i cili përbën periudhat e hershme të historisë së Greqisë së lashtë midis viteve 1600-1100 para Krishtit dhe duke u shtrirë deri në periudhën Osmane, raporton Anadolu.

Në muze, i cili është mbahet në kuadër të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, objektet e zbuluara gjatë gërmimeve në Efes dhe qytetet e lashta përreth tij ekspozohen në një rend tematik.

Në muze ndodhen vepra nga një periudhë e gjerë historike që shtrihet nga periudha Mikenas e deri në Perandorinë Osmane, ndërsa spikasin me vlerën e tyre kulturore dhe artistike statujat e Artemidës së Efesit.

Përveç statujave të Artemisës, busti i perandorit dhe filozofit romak Marcus Aurelius (Mark Aureli) i gjetur në gërmimet e Yamaçevler, Friza e Perandorit Trajan e bërë prej fildishi dhe koka e Erosit e gjetur në Rrugën Kuretler janë ndër veprat që duhet të shihen patjetër në muze.

Në kopshtin e mesëm të muzeut, ekspozohet jeta tregtare në vendbanimet e vjetra turke dhe punime të ndryshme artizanale. Një seksion tjetër përmban monedha elektrumi, ari, argjendi, bakri dhe bizhuteri nga Epoka e Lashtë deri në periudhën Osmane.


- "Vizitorët tanë janë thellësisht të mahnitur nga këto skulptura"

Drejtori i Muzeut të Efesit, Murat Kaleağasıoğlu, për Anadolu tha se perëndesha Artemis e Efesit, ndryshe nga Artemisa në mitologjinë greke, kishte karakteristikat e perëndeshës nënë anadollake Kybele.

Kaleağasıoğlu theksoi se Artemisa e Efesit simbolizon pjellorinë dhe bollëkun.

"Statuja e Artemisës së Madhe ka në kokë një kurorë të quajtur 'Polos'. Ka gunga që simbolizojnë pjellorinë dhe bollëkun. Fundi i saj ka motive bletësh, të cilat janë simbole të rëndësishme të Efesit. Statuja e Artemisës së Bukur ka rripin e Zodiakut dhe drerë rreth qafës. Vizitorët tanë janë thellësisht të mahnitur nga këto statuja. Statujat e Artemisës së Madhe dhe Artemisës së Bukur u gjetën gjatë gërmimeve të Efesit në vitin 1954 në një ndërtesë zyrtare të quajtur 'Prytaneion', e cila mund të korrespondojë me bashkinë e qytetit në ditët e sotme dhe u sollën në muzeun tonë. Që nga ajo kohë ato janë ekspozuar në muzeun tonë. Vizitorët tanë janë thellësisht të mahnitur nga këto statuja", shpjegoi ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.