Kulturë, BALLKANI

Tiranë, shfaqet filmi i animuar turk për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Instituti "Yunus Emre" në Tiranë, ka organizuar shfaqjen e filmit të animuar “Aslan Hürkuş: Misioni Gökbey”, në Kinema Millennium në Tiranë me pjesëmarrjen dhjetëra fëmijëve

Fatjon Cuka  | 01.06.2025 - Përdıtësım : 01.06.2025
Tiranë, shfaqet filmi i animuar turk për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Instituti "Yunus Emre"-Tiranë, ka organizuar shfaqjen e filmit të animuar “Aslan Hürkuş: Misioni Gökbey”, raporton Anadolu.

Filmi i animuar turk është shfaqur në Kinema Millennium në Tiranë me pjesëmarrjen dhjetëra fëmijëve.

Në hapje të aktivitetit mbajti një fjalë përshëndetëse drejtori i Institutit "Yunus Emre" për Shqipërinë, Oğuzhan Sakoğlu, i cili iu uroj fëmijëve festën e 1 Qershorit.

Sakoğlu u vuri theksin edhe tek kurset që organizon instituti, me fokus mbështetjen ndaj fëmijëve.

Shfaqja e filmit për fëmijë u organizua sot edhe në qytetin e Shkodrës, nën kujdesin e Institut “Yunus Emre”-Shkodër.

Më rastin e 1 Qershor, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë janë organizuar aktivitete të ndryshme.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.