Tharja sezonale u sjell ngjyra kodrave në qytetin Gaziantep të Turqisë
- Gaziantepi, një qytet kreativ i UNESCO-s në gastronomi, vazhdon prodhimin e tij sezonal shumëngjyrësh të perimeve të thata për mbushje, një përbërës dallues i kuzhinës lokale.

Ankara
GAZIANTEP (AA) - Tharja sezonale u sjell ngjyra kodrave të qytetit Gaziantep në Turqi ku perimet që thahen në diell janë rregulluar në rafte druri në malësitë e qytetit, raporton Anadolu.
Në pamjet e marra më 15 gusht 2025 në Turqi shihen specat, patëllxhanët, kungulleshkat dhe kastravecat që përgatiten për dollma tradicionale të thata.
Gaziantepi, një qytet kreativ i UNESCO-s në gastronomi, vazhdon prodhimin e tij sezonal shumëngjyrësh të perimeve të thata për mbushje, një përbërës dallues i kuzhinës lokale.
Perimet e mbledhura nga fushat pastrohen dhe varen me fije si dhe vendosen nëpër stola druri në kodra dhe lihen të thahen në diell.