Turqia, Kulturë

Studim: Të paktën një në tre grekë mendon se bakllavaja është ëmbëlsirë turke

Sipas një sondazhi, 37,3 për qind e grekëve mendojnë se bakllavaja është unike për Türkiyen, ndërsa 62,7 për qind besojnë se është ëmbëlsirë greke

Selen Temizer  | 22.06.2023 - Përdıtësım : 23.06.2023
Studim: Të paktën një në tre grekë mendon se bakllavaja është ëmbëlsirë turke

Bruksel

Sipas një hulumtimi, të paktën një në çdo tre njerëz në Greqi mendon se bakllavaja, shija e parë turke e regjistruar nga Bashkimi Evropian (BE), i përket kuzhinës turke, transmeton Anadolu.

Sipas sondazhit të kryer nga kompania kërkimore Areda Survey njëkohësisht në të dy vendet me rastin e Kurban Bajramit, 37,3 për qind e grekëve mendojnë se bakllavaja është unike për Türkiyen, ndërsa 62,7 për qind besojnë se është ëmbëlsirë greke.

Ndërkaq, në Türkiye, shkalla e atyre që mendojnë se bakllavaja është ëmbëlsirë turke është 95,4 për qind.

Grekët e duan bakllavanë me arra, turqit me fëstëk

56,5 për qind e turqve preferojnë bakllavanë me fëstëk, kurse pjesa tjetër me arra.

Për grekët situata është e kundërta. 56,9 për qind e pjesëmarrësve preferojnë bakllavanë me arra.

Produkti i parë i regjistruar nga BE

Hapi i parë drejt regjistrimit të bakllavasë nga Türkiye u hodh nga Dhoma e Industrisë e Gaziantepit në vitin 2009.

Si rezultat i vlerësimeve, BE-ja i dha regjistrimin me tregues gjeografik bakllavasë së Gaziantepit në vitin 2013. Kështu, bakllavaja u bë produkti i parë i regjistruar nga Türkiye.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın