Bota, Kulturë

Spanjë, mbahet festivali me famë botërore "San Fermin"

- Festivali "San Fermin" është një festë tradicionale njëjavore që mbahet çdo vit në qytetin e Pamplona të Spanjës

Alban Agushi  | 07.07.2025 - Përdıtësım : 08.07.2025
Spanjë, mbahet festivali me famë botërore "San Fermin" Foto: Burak Akbulut / AA

Ankara

PAMPLONA (AA) - Në qytetin Pamplona në veri të Spanjës u mbajt vrapimi i parë me dema i cili është aktiviteti më i madh i festivalit të famshëm botëror "San Fermin", raporton Anadolu.

Pjesëmarrësit në vrapim, të quajtur "Encierro" dhe që mbahet në rrugën 875 metra në qendër të qytetit, veshin pantallona, bluza dhe atlete të bardha, dhe lidhin rreth qafës një shall të kuq, simbolin e "San Fermin".

Festivali "San Fermin" është një festë tradicionale njëjavore që mbahet çdo vit në qytetin e Pamplona të Spanjës.

Aktiviteti më i rëndësishëm është "Encierro", ose vrapimi i demave, por festivali përfshin edhe shumë ngjarje të tjera tradicionale gjatë gjithë javës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın