Kulturë, BALLKANI

Shqipëri, organizohet ceremonia e ndarjes së certifikatave për Shkollën Verore të Turqishtes

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave ishin të pranishëm Drejtori i Mësimdhënies së Turqishtes së Institutit "Yunus Emre" në Ankara, drejtori i Institutit "Yunus Emre" Tiranë dhe familjarë të nxënësve pjesëmarrës

Saimir Alija  | 13.07.2021 - Përdıtësım : 14.07.2021
Shqipëri, organizohet ceremonia e ndarjes së certifikatave për Shkollën Verore të Turqishtes

Tiranë

Instituti "Yunus Emre" Tiranë ka organizuar ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për Shkollën Verorë të Turqishtes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave ishin të pranishëm Drejtori i Mësimdhënies së Turqishtes së Institutit "Yunus Emre" në Ankara, Prof. Dr. Yavuz Kartallıoğlu, drejtori i Institutit "Yunus Emre" Tiranë, Ömer Osman Demirbaş dhe familjarë të nxënësve pjesëmarrës.

Sipas njoftimit nga instituti, 26 fëmijë shqiptarë dhe turq të moshave 9-15 vjeç morën pjesë në Shkollën Verore të Turqishtes dhe pjesëmarrja ishte pa pagesë.

Shkolla zgjati 2 javë nga data 28 qershor deri më 09 korrik, ndërsa në program kishte mësime të turqishtes, sport, pikturë, ebru, harkëtari, dita e pishinës dhe aktivitete të tjera.

Gjithashtu pjesë e programit ishin edhe vizita në institucionet turke në Shqipëri, si në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë, Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), shkollat e Fondacionit Turk Maarif dhe në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).

Instituti "Yunus Emre" Tiranë organizoi Shkollën Verore të Turqishtes në bashkëpunim me Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.